Basha: Problemi i Valdrin Pjetrit nuk është individual. Rama kërkon t’ia hedhë Shkodrës dhe Shqipërisë

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaron se zgjidhja që kishte Edi Rama për Shkodrën ishte të bënte qytetar të parë të Shkodrës një trafikant droge, një kryebashkiak të krimit.

“T’u vinte në krye shkodranëve një 6 përqindësh, kryebashkiak të pakicës së pakicës.

Sot ka një përpjekje të shfrenuar për ta shitur Valdrin Pjetrin. Rama i pari e shiti menjëherë dhe sot ka lëshuar mercenarët në media që ta sulmojnë. Janë ata që i bënë propagandë Shkodrës me muaj , ata që i hynë me dhunë Shkdorës për t’i imponuar Valdrin Pjetrin, sot, befas, kanë zbuluar se Valdrini nuk qenka më i denjë për Shkodrën.

E gjithë propaganda e Edi Ramëspo përpiqet ta trajtojë këtë një problem individual, si mungesë inteligjence e një njeriu që desha t’ia hidhte Ramës dhe popullit.

Në fakt i padenjë për Shkodrën dhe për gjithë Shqipërinë është Edi Rama.
Ai që po përpiqet t’ia hedhë Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë është Edi Rama

Valdrinin e çoi në Shkodër Edi Rama, duke e ditur se kush isht edhe vëllai i tij, duke ainaugurar hotelin e drogës.

Dhe me qëllimin që ai të garantonte trafikun e drogës
dhe të qenieve njerëzore në rrugën e Ballkanit
E cila kalon përmes Shkodrës

Për Valdrinin, Edi Rama hyri në Shkodër i armatosur me forca speciale.
Për Valdrinin, Edi Rama ishte i gatshëm të fuste Shkdorën në përplasje civile
Për Valdrinin, Edi Rama e provokoi Shkdorën me një 2 prill të dytë.

Edi Rama e dinte shumë mirë kush ishte Valdrini, por atij i duhej pikërisht Valdrini në Shkodër, sicc e tha pak ditë më parë si kryetar i bashkise dhe si drejtues politik në Shkodër”, tha Basha.

SHKARKO APP