Basha: Propaganda e qeverisë kërcënon çdo ditë lirinë e shprehjes dhe të vërtetën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha uron gazetarët në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.

Në një status në Facebook, ndër të tjera, Bsha thekson se Shqipëria ka bërë hapa pas për lirinë e medias dhe propaganda e qeverisë kërcënon çdo ditë lirinë e shprehjes dhe të vërtetën.

Statusi i plotë i Bashës

Sot në ditën botërore të lirisë së medias përshëndes të gjjthë gazetarët dhe median që në këtë periudhë të vështirë kundër #covid19 kanë sfiduar rrezikun dhe censurën për të informuar publikun mbi situatën.

Fatkeqësisht edhe këtë vit vendi bëri hapa prapa në indeksin e lirisë së medias duke zbritur disa vende më poshtë.

Ligjet kundër medias online, kufizimi i qasjes së gazetarëve në informacion, arrestimi i gazetarëve dhe aktivistëve dhe mbyllja e mediave kritike ndaj qeverisë, janë vetëm disa nga problemet që kanë përkeqësuar e lirinë e medias në Shqipëri, ku propaganda e qeverisë kërcënon çdo ditë lirinë e shprehjes dhe të vërtetën.

SHKARKO APP