Basha: Protesta kundër çmimit të naftës

Pas statusit në Facebook të kryeministrit Edi Rama, po në rrjetin social, ka reaguar kryetari i opozitës, Lulzim Basha. Sipas Bashës, të hënën, ndizen motorët e protestës qytetare.

"Vajmedeti fali dhe ndau 600 milione euro detyrime te njohura CEZ-it. Ju vodhi 200 euro per fryme shqiptareve e pastaj u turr me kerbac ne dore tju marre njerezve kacidhen e fundit. Nuk u mjaftua por rriti edhe cmimin e energjise, ndonese ishte po ky nastradin qe premtoi ulje cmimi ne fushate sic e mbajme mend te gjithe. Tani krekoset si gjeli maje plehut kur shqiptaret paguajne naften me shtrenjte se cdo europian pikerisht prej taksave dhe klientelizmit te tij. Protesta e te henes eshte refuzimi i cdo shqiptari per te shpenzuar dyfishin per naften krahasuar me europianet. Te henen ne ora 11 ne te gjithe Shqiperine drejtuesit e mjeteve do te fikin motoret e makinave per 5 minuta dhe do te ndezin motoret e protestes qytetare kunder cmimit te naftes, kunder cmimit te energjise, kunder taksave dhe cmimeve te larta, kunder papunesise, varferise dhe padrejtesise", shkruan Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?