Basha publikon denoncimin për Ramën: Hajduti psiqik bllokon hetimet për Valdrin Pjetrin

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar mbrëmjen e sotme denoncimin e ardhur në ardhur në postë e tij elektronike për kryeministrin Edi Rama, i cili akuzohet se ka bllokuar hetimet ndaj Valdrin Pjetrit, kandidatit për kryebashkiak në Shkodër.

Denoncimi i Bashës

Hajduti Psiqik bllokon hetimet për Valdrin Pjetrin. Deja vu! Njësoj si me Ndokën e Frrokun, me Roshin e Dakon me kompani, kriminelët që ka sjellë në Kuvend e Bashki, Hajduti Psiqik i mbron, sepse pushtetin aine merr dhe e mban vetëm me krimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesazh nga brenda bunkerit të grupit të strukuruar kriminal të Rilindjes:
” Zoti kryetar, Edi Rama është bërë shumë keq për zbulimin e skandalit të Valdrin Pjetrit. Ai ka urdhëruar Llesh kimikun dhe Arta Markun e Donika Prelën ti bllokojnë me çdo kusht hetimet. Sipas ligjit të dekriminalizimit prokuroria duhet të merrte urgjent shenjat e gishtave të Valdrin Pjetrit dhe ti niste për verifikim në Itali. Por Rama ka bllokuar hetimet. Është bërë shumë keq.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?