Basha publikon mesazhin mbështetës të futbollistëve shqiptarë: Për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e sportit, votoni ndryshimin
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka postuar në Facebook disa video të shkurtra të ish-futbollistëve të Kombëtares shqiptare të futbollit, Taulant Xhaka, Migjen Basha, Mërgim Mavraj, Ergys Kaçe e Ansi Agolli dhe shumë të tjerë ku ata japin një mesazh të shkurtër në mbështetje të Partisë Demokratike në zgjedhjet e së dielës.
Ata ju bëjnë thirrje shqiptarëve ta votojnë ndryshimin të dielën, në 25 prill.
“Për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e sportit, votoni ndryshimin!”, është mesazhi i dhënë nga ish-futbollistët e Kombëtares.
“Kampionët për ndryshim. Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme. Dilni dhe votoni ndryshimin!”, shkruan kreu demokrat bashkëngjitur videove.