Basha publikon videon me historinë e një vajze: Është e papranueshme! Ne do ta ndryshojmë këtë situatë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar në Facebook historinë e një vajze, e cila edhe pse ka dy universitete dhe master është e papunë.

Sipas kryedemokratit është e papranueshme që të rinjtë nuk kanë mundësi punësimi.

Është e papranueshme që të rinjtë nuk kanë mundësi punësimi.

Ne do ta ndryshojmë këtë situatë. Ky vend i mrekullueshëm e ka potencialin të ofrojë gjithçka. Të rinjtë duhet të kenë shpresë dhe besim për të ardhmen. Na duhet vetëm të punojmë së bashku për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë me mundësi për çdo shqiptar”, shkruan Basha.

SHKARKO APP