Basha publikon videon nga ku u bllokua:Shqiptarët e dinë shumë mirë që nuk ke bërë asgjë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të Edi Ramës, i cili pretendon se institucionet po e përballojnë shumë mirë situatën e krijuar në rrugët e vendit nga reshjet e borës.

Basha ka publikuar videon ku mbeti dje vetë i bllokuar, bashkë me qindra qytetarë, në zonën e Lezhës.

“Edi proparama! Të gjithë e dinë që me ty Shqipëria ka ngecur në vend.  Shqiptarët e dinë shumë mirë që nuk ke bërë asgjë dhe që nuk do të bësh asgjë për ta. Me 25 Prill ti humb dhe Shqipëria fiton!”,- shkruan Lulzim Basha.

Më herët, kryeministri Edi Rama reagoi për akuzat e opozitës lidhur me mungesën e masave nga qeveria për rrugët. Gjithashtu, Rama sulmon dhe gazetarin Andi Bushati, i cili u bllokua mbrëmë, si mijëra qytetarë të tjerë në rrugën Lezhë-Tiranë, për shkak se kompanitë e mirëmbajtjes që paguhen nga qeveria nuk kishin marrë masa për sigurimin e rrugës.

“Lulëzim! Se çfarë bëra unë pas tërmetit, qytetarët e dinë. Se çfarë bëri e po bën kjo qeveri për përballimin e pandemisë edhe këtë e dinë. E mbajnë mend edhe ç’bëhej deri dje me përmbytjet kur mijëra njerëz linin shtëpitë e me dëborën kur rrugët bëheshin pista skish për makina!..

Rama: Politika me fatkeqësitë është si ajo makina që ngec në rrugë se s’ka zinxhirë për rrotat në rast dëbore dhe s’ka qytetar normal, sado i pakënaqur me qeverinë, që të bëhet rrotë me zinxhir si Andi Bushati, për të të besuar ty rrugën e të ardhmes së Shqipërisë për inat të qeverisë!”,- shkruan Edi Rama në Twitter.

SHKARKO APP