Basha: Qeveria e kalon ditën me politikë e Instagram. Qytetarët kanë nevojë për ndihmë financiare

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar takime me biznesin në Tiranë.

Biznesmeni Gjok Bunaj i është ankuar Bashës se tashmë biznesin e tij e konsideron të falimentuar me pasojat e pandemisë pasi nuk ka xhiro teksa paguan tatime ditë për ditë.

Nga ana tjetër, lideri opozitar deklaroi se qytetarëve shqiptarë u duhet një qeveri që punon dhe do të sjellë shpresën për gjithë shqiptarët dhe jo një qeveri që merret gjithë kohës me politikë e merret me Instagram.

 

 

Postimi i Bashës në Facebook

Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta. Për familjet tuaja. Një qeveri që nuk e kalon gjithë kohën me politikë, por duke i dhënë ndihmë financiare çdo familje. Një qeveri që nuk merret me Instagramin gjithë ditën, por me mposhtjen e pandemisë. Një qeveri që do të sjellë shpresë të re për të gjithë.

SHKARKO APP