Basha: Qeveria ime nuk do njohë asnjë vendim të marrë 12 muaj para zgjedhjeve

Kreu i PD, Lulzim Basha ka paralajmëruar se qeveria e ardhshme e PD nuk do të njohë asnjë vendim për leje zhvillimore në bregdet në 12 muajt para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Basha thotë se të gjitha vendimet të marra qoftë nga qeveria, Agjencia përkatëse apo parlamenti do t’u nënshtrohen një procesi transparence.

Më tej lideri demokrat i bën thirrje çdo biznesmeni dhe sekseri që përpiqet në këto 12 muaj të përfitojë nga qeveria se vendimet nuk do të njihen nëse nuk janë të ligjshme dhe është e kotë të gënjejnë qytetarët.

‘’Duke parandjerë largimin, kanë filluar të firmosin kuturu lloj-lloj lejesh zhvillimore duke shkatërruar bregdetin, duke i dhënë klientëve leje mbi leje. Asnjë prej vendimeve të marra 12 muaj para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare nuk do të njihet nga qeveria ime pa iu nënshtruar një procesi transparence për të parë ligjshmërinë e tyre. U bëj thirrje biznesmenëve dhe sekserëve mos gënjejnë njerëzit kot. Që një qeveri në ikje t’i kapim ca t’i kapim. Qoftë vendim qeverie, qoftë vendim i rregullimit të territorit, qoftë vendim i parlamentit, do të shohim ligjshmërinë dhe përputhjen me legjislacionin’’,- tha Basha.

SHKARKO APP