Basha: Qeveria ime nuk do ta njohë koncesionin 1,2 miliardë euro të rrugës imagjinare Milot – Fier
Kryetari i PD, Lulzim Basha, deklaron se qeveria në ikje, ka ndërmarrë një projekt tjetër vjedhjeje dje, që nuk ka asnjë shans të realizohet, dhënien e 1.2 miliardë eurosh për rrugën imagjinare Milot-Fier.
Nga Divjaka, ku ndodhet për të takuar operatorët turistikë atje, Basha u shpreh se “u bëj thirrje të heqin dorë nga ky hesap pa hanxhinë, biznesmenëve, që të vijnë nga të duan, se nuk kanë asnjë shans për ta marrë. Një nga ligjet e para që ne do të bëjmë do të jetë Ligji Antimafia, siç është edhe ky pseudotender 1.2 miliardë euro dhe vepra të tilla korruptive.“
Në videon e realizuar duke përshkruar Divjakën, Basha tha ndër të tjera se “hapi i parë që duhet ndërmarrë në një situatë të tillë, është stabilimi i situatës së pandemisë që deri tani ka vetëm fjalë dhe asgjë konkrete për ta kthyer së paku numrin e infektimeve në paramterave normal. Në këto kushte, BE nuk ka për t’i hapur kufijtë. Fqinjët nuk I kanë këto problem, si Greqia, Mali I Zi. I vetmi vend që ndëshkohet është Shqipëria.
Tani do t’u them dhe diçka tjetër, se cili është prioriteti i kësaj qeverie, e cila në vend që t’i dedikohet çdo sekondë, çdo qindarkë për të pamundurit, e keni parë çka bërë dje? Ka dhënë koncension 1.2 miliardë euro për rrugën imagjinare Milot – Fier. Them imagjinare, sepse një pjesë e kësaj rruge është ndërtuar. E mbani mend Ramën kur thoshte rrugë rrugë rrugë…
Pra, një qeveri në ikje që jep 1.2 miliardë euro për një rrugë imagjinare . E kam thënë që qeveria e ardhshme nuk ka për të njohur asnjë prej këtyre vendimeve.”