Basha: Qeveria Rama-Meta po përpiqet të rikthejë hoxhizmin nëpërmjet oligarkisë

Partia Demokratike ka përkujtuar sot, rrëzimin e bustit të diktatorit Enver Hoxha nga sheshi qendror i Tiranës në 20 shkurt 1991.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në fjalën që mbajti në vendin ku dikur ngrihej busti, në qëndër të Tiranës, përballë Muzeut Kombëtar, tha se “20 shkurti tregoi se Tirana dhe Shqipëria e hodhën diktatorin dhe nuk do të lejonin ringritjen e tij në demokraci. Qeveria aktuale është sot, një devijim i madh i pabesë nga akti i 20 shkurtit. Rama-Meta është një qeveri neohoxhiste, që s’mund të sjellë Enverin, po ka sjellë monopolet, taksat e larta, arrogancën dhe arbitraritetin, është qeveria që plaçkit interesat qytetare. Qeveria e ithtarëve absolutë, po përpiqet të rikthejë hoxhizmin nëpërmjet oligarkisë, që me pushtetin e parasë të vendosin pushtetin e tyre.”

Basha vërejti që në krye se “sot ne nderojmë me mirënjohje dhe respekt të vecantë, qytetarët e Tiranës, që vërshuan në qëndër të Tiranës dhe rrëzuan përmendoren e diktatorit. Ky akt i lartësoi shqiptarët në sytë e botës, që u mahnit me ta. Sot, 24 vite më vonë, demokratët kanë arsye të ndihen krenare për rrëzimin e shtatores, që ishte njëmodel i së keqes dhe një mishërim i shfrytëzimit, i luftës së klasave, i izolimit, i mohimit, sepse Hoxha ishte kreu i së keqes. E kujtoj 20 shkurtin se kjo datë ndan dy modele qeverisjeje, dy rrugë për të ardhmen e vendit, sepse ka ende nga ata që vazhdojnë të ushqejnë adhurim për abuzuesit e pushtetit. Modelet represive të të shkuarës vazhdojnë të ushqejnë liderë. Përdorimi antiligjor i pushtetit, urrejtja dhe dhuna ndaj kundërshtarëvepolitikë dëshmojnë këtë.

Festimi i 70-Vjetorit dhe përdorimi i portreteve të Hoxhës treguan se diktatori fle në mendjet e tyre. Shqiptarët sot drejtohen nga njerëz që kanë idhuj të gabuar, që mendojnë si ata. Asnjë nga ne s’duhet të harrojë se Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe ideologjia hoxhiste s’mund të kthehet më. Qeveria e e ithtarëve absolutë përpiqet të rikthejë hoxhizmin nëopërmjet oligarkisë që me pushtetin e parasë synojnë të vendosin pushtetin e tyre.

Qeveria aktuale është këtu sot, një devijim i madh i pabesë nga akti i 20 shkurtit. Rama-Meta është një qeveri neohoxhiste që s’mund të sjellë Enverin, po ka sjellë monopolet, arrogancën dhe arbitraritetin, është qeveria që plaçkit interesat qytetare.

Sot ne duhet të çrrënjosim përgjithmonë modelin e diktaturës. Enver Hoxha dhe nipërit e tij politikë nuk duhet të jenë sot në krye. Mosdevijimi nga aksi i demokracisë varet nga ne të gjithë që kemi punuar për të dhe nga rinia, drita evropiane e syrit të kombit shqiptar,”- theksoi kryedemokrati.

SHKARKO APP