Basha: Qeveria s’njeh meritën, punëson kriminelët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nisi turin e bashkëbisedimit me të rinjtë, ku ndalesa e parë ka qenë Korça. Basha bëri përgjegjëse qeverinë se po promovon kriminelë dhe se ka lënë pas dore rininë, duke e cuar papunësinë në rradhet e tyre në 40 %.

"Plaga e madhe që kemi, 40% e të rinjve të papunë nuk mund të mos jetë prioriteti ynë numër një. Shiko, çfarë rinie të aftë ka Korça! E pse është e nevojshme të merren kontigjente të krimit, si ai i akuzuari për përdhunim e të bëhet punonjës Tatimesh?! Sepse kjo qeveri nuk e njeh meritën, ky është problemi i madh, sepse kjo është një ndër rrënjët e së keqes.

Nga ana tjetër Kandidati për kryetar të Bashkisë Korçë, Gjergji Mero u shpreh se qyteti nuk ka nevojë për kulla, por për vende të reja pune,dhe se sektori i biznesit privat do të jetë prioritet për PD", tha Basha.

"Do të mbështes cdo iniciative për hapjen e vendeve të punës, për vende pune që ka nevojë ky qytet dhe nuk ka nevojë për kulla.

Mes të rinjve, atmosfear e zgjedhjeve të 21 qershori , për Partinë Demokratike erdhi përmes batutave për tifozerinë e Skënderbeut dhe të Tiranës", tha ai.

SHKARKO APP