Basha: Qeveria të marrë masa për koronavirusin
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bën apel qeverisë që të nisë menjëherë kontrollet në pikat e kalimit kufitar pas alarmit për koronavirusin në shtetin fqinj, Itali.
Basha thotë se çdo pikë kontrolli kufitar dhe qendër shëndetësore të pajiset pa asnjë vonesë me personelin dhe aparatet e duhura.
Postimi i plotë i Bashës:
Për fat të keq në Italinë fqinje janë shënuar viktimat e para nga coronavirus ndërkohë që po rritet numri i të prekurve prej tij. I kërkoj qeverisë të marrë masa serioze dhe të menjëhershme. I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të nisin kontrollet në pikat kufitare.
Çdo pikë kontrolli kufitar dhe qendër shëndetësore të pajiset pa asnjë vonesë me personelin dhe aparatet e duhura për të evidentuar dhe trajtuar në kohë çdo rast të mundshëm.
KOHA JONË SONDAZH

