Basha: Qeveria të rrisë numrin e testimeve. Çdo ditë e humbur kushton jetë
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkon rritjen urgjente të numrit të testimeve dhe të bëjë publike kapacitetet laboratorike që ka vendi.
Sipas Bashës, testimi është mënyra më e sukseshme që po aplikohet për të identifikuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit.
“Për të evidentuar të prekurit nga COVID-19, dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit, qeveria duhet të rrisë numrin e testimeve.
Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë!
Sa më pak testime,
aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë zgjatet zinxhiri i infeksionit,
dhe rritet numri i të infektuarve dhe i viktimave.
Sa më pak testime
aq më gjatë vazhdon karantina
dhe thellohet kriza ekonomike.
Duhet vepruar TANI, çdo ditë e humbur kushton jetë!
Për të evidentuar të prekurit nga COVID-19, dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit, qeveria duhet të rrisë numrin e testimeve.
Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë!
Sa më pak testime,
aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë zgjatet zinxhiri i infeksionit,
dhe rritet numri i të infektuarve dhe i viktimave.
Sa më pak testime
aq më gjatë vazhdon karantina
dhe thellohet kriza ekonomike.
Duhet vepruar TANI, çdo ditë e humbur kushton jetë!”, shprehet kryedemokrati Lulzim Basha.