Basha: Qytetarët po paguajnë çmimin e katastrofës, duhet një qeveri që punon për ta
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, jep një tjetër mesazh pas takimit të sotëm me një çift të moshuarish në Tiranë. Sipas tij, shqiptarët janë në luftë me sëmundjen dhe ekonominë e rrënuar. Rama e gjunjëzoi ekonominë dhe e rrënoi shëndësinë. ”Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta. Shqiptarët nuk kanë nevojë për një qeveri që sheh gjithë kohës interesin personal, por për një qeveri që përpiqet çdo ditë për interesin kombëtar dhe që prin rrugën drejt Bashkimit Europian. Një qeveri që do të sjellë shpresë për njerëzit”,-shkruan Basha në facebook.
Postimi i plotë
Shqiptarët janë vetëm në luftën me sëmundjen dhe ekonominë e rrënuar. Qeveria Rama po punon për vete, jo për qytetarët. Rama e gjunjëzoi ekonominë dhe e rrënoi sistemin tonë shëndetësor këto 7 vjet.
Qytetarë si Budulina dhe Robert Martini janë ata që po e paguajnë çmimin e papërballueshëm të kësaj katastrofe. Shqipëria është sot vendi që jep ndihmën ekonomike më të vogël për qytetarët e saj. Pensione nuk rriten, shëndetësia po kolapson, kosto e jetës po rritet, ushqimet dhe ilaçet shtrenjtohen.
Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta. Shqiptarët nuk kanë nevojë për një qeveri që sheh gjithë kohës interesin personal, por për një qeveri që përpiqet çdo ditë për interesin kombëtar dhe që prin rrugën drejt Bashkimit Europian. Një qeveri që do të sjellë shpresë për njerëzit.