Basha: Rama dhe Meta po tallem me dekriminalizimin

 

“Rama dhe Meta po shkelin me këmbë dekriminalizimin”, këto kanë qenë fjalët e kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Ai ka thënë se dyshja e mazhorancës po tallet me këtë proces dhe po bëjnë asgjë për dekriminalizimin.

Gjithashtu Basha i bëri thirrje krerëve të mazhorancës që të mos provojnë të prekin zgjedhjet e 21 qershorit.

“A është i lirë Edi Rama t’u japë duart individëve me rekorde kriminale? Të mos i kandidojë më, të mos u japë mbrojtje përballë policisë dhe gjykatës? Për ne si opozitë, nuk ka enigma, as të reja dhe as të vjetra. Meta dhe Rama janë autorët e dekriminalizimit.

Kjo dyshe po shkel me këmbë dekriminalizimin. Afrimi i zgjedhjeve vendore, përzgjedhja e kandidatëve për kryetarë bashkie po nxjerrin në pah kush nuk ka asnjë kompromis me krimin.

Rama ka caktuar Artur Bushin si kandidat për kryetar bashkie në Krujën e Gjergj. Bushi është akuzuar për trafik droge në Itali dhe Holandë’, tha ndër të tjera kreu i opozitës”, tha Basha.

SHKARKO APP