Basha: Rama doli të terrorizojë qytetarët! S’ka krizë energjitike, por korrupsion
Kreu i PD Lulzim Basha në një konferencë për shtyp tha se kryeministri Edi Rama po krijon kushte presioni dhe frike për qytetarë për sa i përket rritjes së çmimeve.
Ai tha se nuk ka një krizë energjitike në vend, por një krizë korrupsioni.
“Rama po krijon kushte presione dhe frike për ata çfarë ai planifikon të bëjë për rritjen e çmimeve të energjisë, si një avokat i klientëve me të cilët po ndan si plaçkë Shqipërinë.
Ai e krahasoi vendin me vendet e tjera, por s’ka krahasim as tani e as 8 vite me parë. Edhe përpjekja për ti qarë hallin kalorësit, vendeve të G7, për të justifikuar atë çfarë ky ka ndërmend të bëj këtu, është teatër, që të bëjë të duket sikur rritja e çmimeve qenka e pashmangshme. Por kjo nuk është krizë energjitike, por kriza e korrupsionit me shkak dhe me plan”, tha Basha.
Lideri opozitar tha se ndërmarrjet energjetike si OSHEE dhe KESH janë të zhytura në korrupsion.
“E keni parë se si në verë shesin me çmim të ulët nga prodhimet hidrike të shqiptarëve dhe e blejnë 4 fish me shumë me tenderat korruptive më vonë.
OSHEE dhe KESh janë ndërmarrje të zhytura në korrupsion, që nuk i shërbejnë njerëzve. Zhvatën 10 milion euro për tre tendera.
Mjafton raportimet në media për ti çjerrë maskën asaj që po ndodh, ku çmimi i blerjes është shumë më i lartë se ai i bursës. Tani kush i përpin këto para, këto shkojnë në xhepat e zyrtarëve nga më të ultit deri të lart e më lart, të një shteti më i korruptuari në Europë.
Ka 8 vite, që Rama e ka zgjedhur me vetëdije këtë rrugë, dhe këto janë pasojat. Në çdo kohë, qoftë kjo krize apo jo, një qeveri e përgjegjshme duhet të kishte në vëmendje interesin e njerëzve. PPP dhe koncensionet po gërryejnë buxhetin e shtetit. Si shembulli i Bechetit që do i kushtojnë Shqipërisë 120 milion euro, një njeri i vetëm sa dy paketa gjysmake”, tha Basha më tej.