Basha: Rama duhet të largohet që vendi të shpëtojë nga katastrofa e largimit të shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u është bashkuar reagimeve lidhur me raportin e OECD, që theksonte se Shqipëria renditet e 4-ta në botë për emigracionin e personave me aftësi të larta në punë dhe e 8-ta në botë për normën e largimit të intelektualëve.

Në një status në Twitter, kryedemokrati u shpreh se ikja e shqiptarëve është një nga dështimet më të mëdha të Ramës.

Postimi i plotë i Bashës

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe sot Rama u përpoq të fajësojë të tjerët për dështimet e tij. Largimi masiv i shqiptarëve është një nga dështimet më të mëdha të Ramës. Shqipëria po humb një brez të tërë prej largimeve masive të 8 viteve të fundit. Rama duhet të largohet që vendi të shpëtojë nga kjo katastrofë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?