Basha: Rama e do Reformën në Drejtësi për Koçon

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në derën e selisë së PS-së, pas takimit me ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

“Sot e tha me zë dhe figure pse e donte reformën në drejtesi Rama: Që të shpëtonte Kokëdhimen e kokdhimët e tjerë. Sakaq kërcënoi gjyqtarët që nuk e hëngren presionin e tij për të mbrojtur Koçon.

Ky ka qenë dhe ky është koncepti i tij për reformën: Të kapë drejtësinë, të mbajë mbi ligjin klikën e tij të oligarkëve alla koço dhe kriminelëve alla shullaz, të marrë hak ndaj gjyqtarëve që guxojnë të ndëshkojnë për abuzime flagrante miqtë e tij, siç bëri sot me gjyqtarët e Kushtetueses të cilët i kërcënoi hapur sepse zbatuan ligjin, sepse mbrojën paratë e publikut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Llomotit kot, kërcënon nga marazi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reforma “Rama” për kapjen e drejtësisë ka dështuar përballë vizionit demokratik të opozitës dhe angazhimit serioz të SHBA, BE dhe Komisionit të Venecias. Reforma Rama për kapjen e drejtësisë nuk ka me asnjë shans. Kredibilitetin për të çuar në fund reformën në drejtësi që nuk mbron, por ndëshkon korrupsionin e ka PD në bashkëpunim me partneret ndërkombëtarë.‪#‎Shqipëria me mirë pa Edi Ramën”,- u shpreh Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?