Basha: Rama e Tahiri e lidhin ekzistencën e tyre politike me drogën e krimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me drejtues të strukturave të partisë në Librazhd dhe Përrenjas, duke u ndalur tek shqetësimi i tyre kryesor i ditëve të fundit, reforma zgjedhore. Sipas Bashës, “në kushtet ku shtetin e ka marrë në dorë krimi dhe trafikantët”, është i pamundur garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Nga Librazhdi i e Përrenjasi, kryedemokrati Basha ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Rama se nuk ka mbajtur premtimet, përkundrazi sipas tij, ka rritur papunësinë, varfërinë, dhe krimin.

“Gjithçka që po ndodh, krimi, droga, tenderat që vidhen, gjithçka është në funksion të kapjes së zgjedhjeve të ardhshme. Ne duhet të garantojmë proces të lirë zgjedhor. A ka proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor me Edi Ramën kryeministër? A mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme me Edi Ramën Kryeministër, me Saimir Tahirin ministër të Brendshëm? Me dy persona që e kanë lidhur ekzistencën e tyre politike me krimin dhe drogën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sepse ata e kanë lidhur veten e tyre me krimin dhe drogën pikërisht për të prishur zgjedhjet, pikërisht sepse kanë frikë nga vota e qytetarëve”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata e rëndë ekonomike ishte kryefjala e bashkëbisedimit me demokratët në Përrenjas. Sipas Bashës, “që prej ditës së parë që është ulur në karrigen e kryeministrit, Edi Rama u ka shërbyer vetëm kriminelëve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Qytetarët e Shqipërisë e dinë shumë mirë përse kemi ardhur në këtë gjendje. E dinë që Edi Rama i ka braktisur që ditën që mori pushtetin. Që prej ditës së parë që është ulur në atë karrige mirënjohjen s’e ka me qytetarët, e ka me kriminelët që e bënë Kryeministër dhe i bëri deputetë, që e mbështesin dhe i bëri kryetarë bashkish, drejtor të mëdhenj. Ai ju ndihet borxhli atyre dhe paktin e ka të lidhur me ta. Paratë e tenderave i ndan me ta, drogën që ka mbuluar Përrenjasin dhe gjithë Shqipërinë e ka me ta. Droga është produkt i kriminalizimit të administratës dhe të dyja bashkë janë pjesë e planit të Edi Ramës për të marrë dhe për të mbajtur pushtetin”, u shpreh kreu i PD-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?