Basha: Rama i pashpirt, pse s’tha asnjë fjalë për 2 viktimat e makutërisë mafioze
Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar sërish lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur ditën e djeshme, e cila i kushtoi jetën 2 punëtorëve.
Lideri i opozitës akuzon kryeministrin Edi Rama, i cili edhe sot, 24 orë pas ngjarjes së rëndë me 2 viktima dhe 3 të plagosur, nuk ka bërë asnjë deklaratë.
“Artisti i mashtrimit, arrogant dhe i pashpirt me shqiptarët të cilët i urren, asnjë fjalë për 2 viktimat e makutërisë mafioze në zemër të Tiranës”, shkruan Basha në reagimin e tij në Twitter.
Artisti i mashtrimit, arrogant dhe i pashpirt me shqiptarët të cilët i urren, asnjë fjalë për 2 viktimat e makutërisë mafioze në zemër të Tiranës. https://t.co/HSjdW50fgb
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) August 17, 2019
KOHA JONË SONDAZH

