Basha: Rama ka marrë borxh sa të gjitha qeveritë bashkë nga viti 1991 deri në vitin 2013
Kuvendi sot seancën plenare e nisi në orën 17:00, dhe kreu i PD-së Lulzim Basha tha se qeveria me në krye Edi Ramën, ka marrë borxh sa të gjitha qeveritë bashkë nga viti 1991 deri në vitin 2013.
”Qeveria a ka marrë borxh sa gjithë qeveritë e marra së bashku gjatë viteve. Nuk u përkthyen e nuk do të përkthehen në mirëqenie për familjet shqiptare, as për një sistem arsimor, as në rroga më të larta as në pensione dinjitoze.
Miliarda borxh sa të gjitha qeveritë e marra bashkë nga viti 1991-2013. Po ku shkuan këto miliona e miliarda të marra borxh?
Përgjigja është e thjeshtë. Këto miliarda shkuan dhe shkojnë për një grusht të vogël njerëzish që janë të lidhur me këta që ulen mbrapa. E mjelin ekonominë, edhe pse nuk kanë diplomë në bujqësi si barinj”.