Basha: Rama koka e korrupsionit! Nuk mund të lajë duart me ministrat

Nga foltorja e Kuvendit, Lulzim Basha deklaroi ditën e sotme se skandali i inceneratorëve është vjedhja e shekullit, dhe këtë e ka vërtetuar më së miri edhe Komisioni Hetimor.

Sipas kryedemokratit, Komisioni Hetimor ka zbuluar se si është ndërtuar skema për vjedhjen e 430 mln eurove.

Njerëzit e kuptojnë se koka e këtij korrupsioni është koka e qeverisë. Komisioni po vërteton se asgjë nuk ka ndodhur pa miratimin e tij. Kjo është arsyeja. Edi Rama e mbylli komisionin, por u rihap vetëm pas presionit të opozitës dhe ndërkombëtarëve. Dëgjesat e ditës së parë konfirmuan vjedhjen e 430 mln euirove. Me gjithë përpjekjet për ta ndërprerë, së pari, pagesat me paratë e shqiptarëve, kanë filluar dy vjet. Në mes të pandemisë, këta faturuan 850 mijë euro fluturime”, – tha Basha.

SHKARKO APP