Basha: Rama kujdeset vetëm për veten! Borxhi publik është rritur që nga 2013 (VIDEO)
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar një video, përmes të cilës thotë se Kryeministri Rama ka mashtruar kur ka premtuar ulje të borxhit publik.
Në Facebook, Basha shkruan se “Rama kujdeset vetëm për veten. Është koha për ndryshim dhe shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët!”
Sipas PD nga viti 2013, borxhi është rritur me 3.25 mld euro.
“Rama ka dështuar, Shqipëria sot është më e varfër. Nëse këtë nuk e ndalim sot, fëmijët dhe nipërit tanë do punojnë gjithë jetën për të shlyer këtë borxh që merr kjo qeveri”, thuhet në videon e publikuar nga Basha.
Më tej, Basha thotë se PD ka një plan konkret për ti kthyer Shqipërisë shpresën.