Basha: Rama njihet si gënjeshtar i certifikuar

Kreu i PD-së, Luzlim Basha ka reaguar sërish sot lidhur me debatin për miratimin e Byrosë së Hetimit. Ai tha se drafti i Qeverisë nuk është ai për të cilin është rënë dakord. Në një reagim në Facebook e cilëson Ramën si gënjehstar.

“Dielli me shoshe dhe e verteta me rrena nuk mbulohen dot. Drafti qe solli Rama sot ne parlament ra me 21 dhjetor kur foli Venecia e tha se Byroja nuk mund te kete drejtim tjeter vec prokurorise. E ftova publikisht 3 here ta miratonim me ndryshimin e Venecias dhe tha do pres prape Venecian. Tani luan bllofin me draftin e skarcuar. S’i kam faj une qe njihet si genjeshtar i certifikuar nga Brukseli ne Honolulu”,- tha Basha.​

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?