Basha: Rama nuk ka belbëzuar asnjë fjalë për shpalljen non grata të Dakos nga SHBA
“Rama nuk ka belbëzuar asnjë fjale per shpalljen non grata te Vangjush Dakos nga SHBA”. Kështu shkruan sot kreu i PD-së, Lulzim Basha, teksa akuzon sërish kryeministrin për aferën e 6 kullave, 200 milionë euro.
Në një video të postuar në faqen e tij në Facebook, nënvizohet se kryeministri nuk ka thënë asnjë fjalë pas vendimit të DASH që i ndalon ish-kryebashkiakut të Durrësit, Dako dhe familjes së tij hyrjen në SHBA.
Lulzim Basha: Afera e 6 kullave 200 milionë euro e treshes Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës është obsesioni dhe makthi i hajdutit psiqik që akoma nuk ka belbëzuar asnjë fjalë për ortakun dhe bankomatin e tij personal Vangjush Dako: