Basha: Rama po bën çdo lojë të pistë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi
Qëndrimet e fundit të kryeministrit Edi Rama për ndryshimet Kushtetuese, sipas kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, janë lojëra për të tërhequr vëmendjen nga dështimi i qeverisë.
Gjatë takimit me punëtorë të një fasonerie në Tiranë, Basha tha se kryeministri Edi Rama “provon çdo lojë të pistë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi i tmerrshëm në menaxhimin e pandemisë dhe nga kriza ekonomike, që shqiptarët po e vuajnë çdo ditë dhe që po zbraz xhepat e tyre.”
Kryedemokrati shprehet se PD nuk luan lojë politike, por po punon çdo ditë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka zhytur qeveria “Rama”.
Kreu i PD-së tha qytetarët nuk duan lojëra politike, por zgjidhje konkrete. “Sot gjatë bisedës që zhvillova me punonjës të një fasonerie në zonën e Kombinati, folëm për planin se si të dalim nga kjo krizë e thellë dhe të shpëtojmë ekonominë dhe shëndetin e njerëzve. Ne nuk luajmë lojëra politike, ne po punojmë çdo ditë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka zhytur RAMAVIRUSI”,- tha Basha.