Basha: Rama po bën politike në derën e spitalit
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka vizituar sot dy efektivët e plagosur në Lazarat. Në një komunikim për mediat, Basha shprehu ngushëllimet për humbjen e jetës së efektivit të RENEA, Ibrahim Basha dhe shërbim të shpejt të dy të plagosurave.
“Dua të shpreh dhimbjen e thellë familjarëve të Ibrahimit. Jemi të shokuar nga kjo humbje. Vizituam dy kolegët e tij, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut. U uroj shërim të shpejtë. Kemi kërkuar që në orët e para që Policia të marrë të gjitha masat për të mos pasur cenimin e jetëve të efekivëve dhe banore”,- tha Basha.
Nga ana tjetër, Basha ka hedhur akuza në idesë të kryeministrit duke u shprehur se këtë ngjarje po e përdor për politikë. Ai tha se PD ka kërkuar transparencë, ndërsa ka shtuar se efektivët e RENEA nuk kanë qenë në aksion me mjet të blinduar, por me makinë të thjeshtë.
“Kemi kërkuar transparencë se çfarë ndodhi dhe çfarë po ndodh. I gjithë grupi i efektivëve që është goditur ka qenë në operacion me automjet të papërshtatshëm, “Volsvagen”. Ky nuk është momenti për tu ndalur këtu. Një analizë e plotë duhet bërë patjetër pa politizim. Shpreh keqardhjen e thellë që në një qëndrim totalisht të papranueshëm kryeministri i vendit. Njeriu që duhet të marrë përgjegjësi të bëjë transparencë e përdor për politikë në derën e spitalit për të sulmuar opozitën. Një deklaratë e papërgjegjshme diabolike që e hedh poshtë me neveri”,- tha Basha.