Basha: Rama premtoi kthimin e emigrantëve, largimi i shqiptarëve një katastrofë kombëtare
Teksa na ndajnë 64 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryedemokrati Lulzim Basha, ka nisur të publikojë sipas tij, 100 dështimet e qeverisë Rama. Me anë të një postimi në “Instastory”, Basha thekson se kryeministri ka premtuar kthimin e emigrantëve nga vendi. Sipas Bashës kjo gjë jo vetëm që nuk ka ndodhur, por largimi i shqiptarëve nga vendi ka marrë përmasat e një katastrofe kombëtare.
“64 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Edi Ramës në 8 vite. Rama premtoi kthimin e emigrantëve në vend, A e ka mbajtur këtë premtim? Përgjigja jo. Gjatë qeverisjes së Ramës largimi i shqiptarëve ka marrë përmasat e një katastrofe kombëtare”,- shkruan Basha në mesazhin e tij.