Basha: Rama sillet si kriminel me njerëzit por ja kanë hequr vizën
Përmes një statusi në Twitter, kreu i PD-së, Lulzim Basha, thotë se kryeministri Edi Rama sillet si kriminel me njerëzit. Sipas Bashës, Rama vjedh përditë, shkatërron dhe varfëron shqiptarët. ”Ai shfrytëzoi edhe pandeminë për të vjedhur, për të shkaterruar teatrin, për të grabitur pasuritë publike dhe i la njerëzit pa asnjë ndihmë”.
Postimi i plotë
Rama nuk e sheh më vizën e korrupsionit dhe as vizën e dhunës. Ai është peng i krimit, dhe sillet si kriminel me njerëzit. Është peng i oligarkëve dhe punon vetëm për ta. Ai vjedh përditë, shkatërron dhe varfëron shqiptarët. Ai shfrytëzoi edhe pandeminë për të vjedhur, për të shkaterruar teatrin, për të grabitur pasuritë publike dhe i la njerëzit pa asnjë ndihmë. Prandaj Shqipëria do shpëtojë prej këtij hajduti ordiner që bën vetëm keq: gjithë njerëzit e ndershëm ja kanë hequr vizën!
Rama nuk e sheh më vizën e korrupsionit dhe as vizën e dhunës. Ai është peng i krimit, dhe sillet si kriminel me njerëzit. Është peng i oligarkëve dhe punon vetëm për ta. Ai vjedh përditë, shkatërron dhe varfëron shqiptarët.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) May 19, 2020