Basha: Rama-Tahiri janë në zi

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar direkt Kryeministrin Edi Rama si person që ka lidhje të drejtpërdrejta me Emiljano Shullazin. Në një dalje për mediat nga selia blu, kreu i demokratëve u shpreh se Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë frikë se çfarë do të deklarojë para hetuesve Emiljano Shullazi.

Basha tha qartë se arrestimi i Emiljano Shullazit nga Prokuroria është shenja që ka nisur reforma në drejtësi dhe prandaj Kryeministri Edi Rama nuk do ngritjen e Byrosë së Hetimit, pasi banda të tjera do të arrestohen pas Emiljano Shullazit.

“Byroja është jo vetëm fundi i Shullazit, por edhe i gjithë Shullazëve. E gënjen mendja se mund t’i lërë qytetarët në mbarë vendin peng të kriminelëve. Orët e bandave po mbarojnë, ora e ligjit ka nisur, reforma në drejtësi ka nisur me shenjën më të mirë, goditjen e bandës më të dashur për Ramën dhe Tahirin. Drejtësia do të bëhet, Shqipëria do të vijë në normalitet”, tha kreu i demokratëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Basha po ashtu, sqaroi se banda e Emiljano Shullazit është krijuar dhe në 3 vitet e qeverisjes së Qeverisë Rama, duke kërcënuar qytetarë dhe biznesmenë për t’i marrë pronën dhe pasurinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Prokuroria, pjesa jashtë kontrollit nga Edi Rama, ka vënë në pranga kreun e një bande që në 3 vite ka krijuar një shtet brenda shtetit. Tani po e merr vesh gjithë Shqipëria si bëhesh pasanik në shtetin Rama-Shullazi-Tahiri, duke gjobitur me armë në dorë, duke kërcënuar qytetarët, o jetën o pronën; o firmën, o pronën, o plumbin. Tirana dhe gjithë Shqipëria është më e lehtësuar nga arrestimi i kapobandës. Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë në zi dhe tmerr se cfarë do të llapë ky.

Asnjë fjalë nuk kanë thënë në mbështetje të Prokurorisë. Ai po bën cdo përpjekje  për të larguar vëmendjen nga vërtetimi publik i lidhjes së tij me prova dhe me fakte, këtë bëri dhe sot në daljen para medias. Hija e Shullazit është e stampuar në portretin e tij që endet në zyrën që drejton përkohësisht”, shtoi kreu i PD.

Basha përmendi edhe deklaratën e Berishës për armatosjen e popullit sipas ligjit amerikan, për të cilën tha se Rama kapet pas një propozimi që nuk është as ligj, me qëllim që të largojë vëmendjen nga arrestimi i Emiljano Shullazit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?