Basha: Rama të hapë krahun dhe të ikë, opozita ka planin për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një mbledhje me aleatët në selinë e PD.

Basha ka zbuluar se opozita shqiptare e ka bërë planin për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza në të cilën ndodhet.

Duke folur për gazetarët nga selia blu, Basha është shprehur se planin opozita ia ka dhënë Edi Ramës dhe njerëzve të tij.

“Nëse nuk është i zoti ta zbatojë, të hapë krahun dhe të ikë”, është shprehur Basha.

Bëhet fjalë për planin me 5 pika për reformën zgjedhore që opozita e ka përgatitur dhe e ka bërë publik.

“Shqiperia është krizë, vendi është në krizë. Ne kemi një plan për të nxjerrë vendin nga kriza, ne kemi një plan për reformën zgjedhore.

Ja kemi dorëzuar Edi Ramës dhe njerëzve të tij.

Të marrë e ta zbatojë, nëse nuk është i zoti ta zbatojë, të hapë krahun dhe të ikë”, tha në prononcimin e shkurtër kreu i PD-së Lulzim Basha.

 

SHKARKO APP