Basha, Ramës: E ke kuptuar se ke humbur, kërkon të bëhesh pjesë e qeverisjes me Aleancën për Ndryshim

Edhe njëherë tjetër, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hedhur poshtë zërat për një bashkëpunim mes tij dhe Edi Ramës pas zgjedhjeve të zgjedhjeve të 25 prillit.

“E ke kuptuar se ke humbur, kërkon të bëhesh pjesë e qeverisjes me Aleancën për Ndryshim. Përgjigja ime është “jo”!”, tha Basha gjatë një takimi elektoral në Ndroq.

Nga ana tjetër, ai shtoi se “Socialistët janë vëllezërit dhe motrat tona. Votoni 9! Vendimi është në dorën tuaj! Kemi vuajtur të njëjtat probleme. Kemi të njëjtat sfida. Ejani bashkohuni me marshimin tonë drejt ndryshimit! Nuk ka ndryshim me Edi Ramën. Votoni 9 masivisht më 25 prill”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?