Basha-Ramës: Ja çfarë është e turpshme

 

Ka vijuar debati në distancë midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, nëpërmjet postimeve të secilit në rrjetet sociale.

Më herët Rama e quajti të tupshëm faktin që Basha kishte shkuar në Vjenë për t’iu ankuar OSBE-së për zgjehdjet në Shqipëri.

Pa kalur shumë Basha iu përgjigj duke i thënë se çfarë është e turpshme sipas tij:

“E turpshme eshte te poshterosh popullin tend duke kandiduar kriminele e trafikante dhe mos ti terheqesh edhe kur ta kerkon publikisht mbare bota demokratike. E turpshme dhe kriminale eshte te kercenosh kandidatet, opoziten dhe zgjedhesit. E turpshme eshte te urdherosh drejtoret e administrates te mbushin kutite e votimit. E turpshme dhe e pafalshme eshte te krekosesh si gjeli maje plehut nderkohe qe ke zhytur shqiptaret ne pasiguri dhe krize ekonomike”, – komentonte kreu i PD-së.

SHKARKO APP