Basha-Ramës: Je si e “ëma e Zeqos majë thanës”! Janë 13 kushte, jo 5

Shtyrjen e çeljes së negociatave të BE-së me Shqipërinë për qershorin e ardhshëm ka qenë kryefjala e debatit në sallën e Kuvendit. Në tabelë qitje është vënë kryeministri Edi Rama, dhe ministri i Europës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Menjëherë pas Kryeministrit, fjalën në Kuvend e mori kreu i PD, Lulzim Basha, i cili e akuzoi Ramën edhe njëherë si të lidhur me krimin si askush më parë.

Basha tha se nuk ka hapje të negociatave, ku shtoi se Edi Rama në këto vite ka rritur vetëm eksportin e krimit, të drogës dhe emigrimin.

“Askush përveç Këshillit Europian nuk mund të hap negociatat. Rama brodhi cep më cep duke rrahur gjoksin se në Shqipëri nuk ka më krim dhe se Shqipëria i meriton hapjen e negociatave. Ne shkuam kryeqytet më kryeqytet, ku edhe në ato vende që e dinë shumë mirë që Edi Rama ka rritur eksportin e krimin, eksportin e drogës dhe emigrimin”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Rama e shet mjerimin e vendit si sukses”, tha më tej Basha, duke shtuar se tashmë janë 13 kushte për të plotësuar dhe jo më 5.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në Europë nuk shkohet duke mashtruar, duke gënjyer. Nuk janë më 5 kushtet fillestare, por tashmë janë 13. Shqiptarët duhet ta kuptojnë që vendimin për negociatat e hapin vetëm vendet anëtare. Gjermania ka insistuar jo vetëm do të ketë një kontroll rigoroz të 13 kushteve. Për sa kohë të kemi një ministër të brendshëm duke ndihmuar vëllai e tij të lidhur me trafikun e drogës, një ish-ministër tjetër eksportues të drogës në Europë, qershori i vitit tjetër do të jetë edhe më keq se ky qershor”, tha Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?