Basha, Ramës: Në vend të mendosh për bukën e gojës së shqiptarëve, sulmon opozitën
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar për sulmet që Edi Rama bëri në adresë të tij, kundër propozimet që opozita ka dhënë për krizën e koronavirusit.
Në një postim në Twitter, Basha shprehet “sa keq për çdo shqiptar kur kryeministri në vend që të japë MENJËHERË 120 milion eurot e ppp-ve për shëndetin dhe bukën e gojës së mijëra familjeve, merret gjithë ditën me sulme kundër opozitës dhe bëhet mburojë e vjedhjeve dhe korrupsionit të oligarkëve dhe tenderave të luksit”.
Më herët, Basha deklaroi se këto dy javë qeveria, në mënyrë të papërgjegjshme për situatën ku ndodhet vendi, ka dhënë 52 milionë euro për oligarkët.
Kësaj deklarate Edi Rama ju përgjigj me ironi: “Plani 7×7=42 është zgjuar sot me rritje të shifrave! Deri kur të mbarojë lufta shifrat do kapin nivelin e një vendi të G7-ës! Pritet shifra e parashikuar nga Plani për aktorët e Portokallisë, meqë janë mbyllur në shtëpi ndërkohë që po u bëhet konkurencë e pandershme nga 7×7=42!”.