Basha: Ramës nuk i përgjigjem për sharjet sepse është e shkuara, s’humbas asnjë sekondë me të
Kreu i PD, Lulzim Basha zbulon se Ramës nuk ka për t’iu përgjigjur gjatë fushatës elektorale për sharjet dhe sulmet e tij. Basha thotë se s’ka për të humbur asnjë sekondë me Ramën, madje paralajmëron se deri ditët e fundit kryeministri aktual vetëm do të shajë e përgojojë.
Ai thekson se do të merret vetëm me qytetarët gjatë fushatës elektorale pasi Rama është e shkuara.
‘’Më thonë pse si kthen përgjigje kur të shan, kur të sulmon. E dini pse më shan, pse më sulmon? Sepse e di që po vjen ndryshimin. S’ka bërë asgjë këto 8 vite. S’ka një gjë për t’u mburrur. Alternativa e vetme është sharja.
Njerëzit prandaj janë mërzitur nga politika. Rama është e shkuara ,s’kemi kohë për të humbur me gërr-vërret. Deri ditët e fundit do shajë e përgojojë. S’ka asgjë për t’i treguar shqiptarëve. 25 prilli nuk është për të ,as për mua, janë për popullin. Nuk merrem me të, unë merrem me ju’’– u shpreh Basha.