Basha-Ramës: Për Serbinë 200 mijë euro, për Jugun vetëm fjalë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lullzim Basha ka kërkuar nga kreu i qeverisë, Edi Rama shpalljen e gjendjes së emergjencës për zonat e përmbytura. Në një postim në Facebook, Basha shprehet se për përmbytjet në Serbi, Shqipëria dha 200 mijë euro, ndërsa për ato në Fier dhe Vlorë kryeministri ka thënë vetëm fjalë.

“Leri shfaqjet me "faza" dhe "plane" që si ke bërë akoma. Shpall emergjencën dhe cakto buxhetin në ndihme të të përmbyturve. Për përmbytjet në Serbi dhe Bosnje çele 200 mijë euro me vendim qeverie, për Fierin dhe Vlorën vetëm fjalë, shfaqje dhe rrëmujë”,- shkruan Basha në Facebook.

SHKARKO APP