Basha, Ramës: Po vjen dita të largohesh gënjështar

ryetari i Partisë Demokratike Luzim Basha ka reaguar sërish gjatë ditës së sotme ndaj deklaratave të kreut të qeverisë Rama që po mundohet të largojë vemendjen nga problemet e medha që ka vendi si pasoj e keq qeverisjes së tij.

Në një postim në rrjetet sociale Basha i kujton Ramës mashtrimet e njëpasnjëshme për vendet e punës, taksat, shendetësine dhe çmimet.

“Çfarë lidhje ke ti me të vërtetën, Edi Rama? Premtove shëndetësi falas- gënjeve. Premtove 300 mijë vende pune-gënjeve. Papunësia në Shqipëri arriti majat. Premtove se do ulësh çmimet e ushqimeve dhe ilaçeve-gënjeve. Çmimet vetëm janë rritur. Premtove se do ulësh taksat – gënjeve. Premtove se do ulësh çmimin e energjisë – gënjeve. Po vjen dita të largohesh gënjeshtar. Është koha për një të ardhme të re për Shqipërinë!”,- shkruan Basha në një postim në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?