Basha-Ramës: Sa milionë Euro ke marrë për betonizimin e parkut?

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vazhdojnë akuzat e ndërsjellta në rrjetet sociale sa i përket ndërtimit brenda parkut të liqenit të Tiranës.

I pari që ka shkruar ka qenë Kryeministri Rama, i cili thotë se PD ka gjetur ndërtimet tek parku si pretekst për të sulmuar qeverinë.

“Vizion jo.Program jo.Ekip as behet llaf.Lider jo e jo.Shyqyr u gjet nje park lodrash per kalamaj qe te shfrysh inatin me qeverine#VajmedetPD”, shkruan kreu i Qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, kreu i demokratëve pyet Kryeminstrin se sa milionë Euro ryshfet ka marrë për të betonizuar parkun e liqenit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kokoshi 200 milione, politikani me i pasur i Europes ne vendin me te varfer te saj – sipas mediave amerikane – betonizuesi i Tiranes ne 11 vite, sot del haptasi si ideatori i betonizimit te parkut. Sa milione euro rryshfet ka marre nga oligarket kete rradhe? Kerbac e burg per qytetaret, milionat per vete duke shkelur kushtetute e ligj”, shkruan Basha në Facebook.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?