Basha: Raporti i Komisionit të Venecias konfirmim i aktit anti-kushtetues edhe anti-demokratik të ndërmarrë nga Edi Rama

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaron se Raporti i Komisionit të Venecias konfirmim i aktit anti-kushtetues edhe anti-demokratik të ndërmarrë nga Edi Rama në kushtet e ankthit dhe panikut në përballjen e 25 prillit.

Nisida Tufa: Zoti Basha flasim pak për raportin paraprak të Venecias që i quajti procedurat e ndryshimeve kushtetuese jashtëzakonisht të nxituara, por gjithsesi gjërat mbeten në vend, gjërat janë në vend. Cili është reagimi juaj për këtë raport dhe çfarë do të thotë ai në këto kushte ku palët ftohen në dialog përsëri?

Lulzim Basha: Tjetër konfirmim i aktit anti-kushtetues edhe anti-demokratik të ndërmarrë nga Edi Rama në kushtet e ankthit dhe panikut në përballjen e 25 prillit.

Nisida Tufa: Zoti Basha, krerët e partive mund të kandidojnë në katër zona, Venecia bën thirrje që ose ta bëjnë këtë. Ju do ta shfrytëzonit këtë mundësi të kodit?

Lulzim Basha: Unë mendoj se ky është një përcaktim tjetër i një taktike të ankthit dhe të panikut të Edi Ramës dhe vetë Venecia ka thënë që është anti-demokratike. Partia Demokratike dhe unë personalisht qëndrojmë me parimin dhe parimi në këtë rast është që çdokush do të kandidojë vetëm në një zonë.

Raporti i FMN-se

Shqipëria e fundit për shpenzimet për shëndetësinë, sipas raportit te fundit te FMN-se, ndaj Basha theksoi se gjithë vendet po bëjnë sa munden për ekonominë dhe shëndetësinë, i vetmi që nuk e ka vënë ujin në zjarr është Edi Rama.

Nisida Tufa: Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ngritur në fakt shqetësimet që ka ngritur edhe Partia Demokratike: Shqipëria është vendi që ka ndihmuar më pak përgjatë kohës së pandemisë në raport me vendet e rajonit. Një koment i shkurtër ju lutem?

Lulzim Basha: Shpenzimet më të ulëta për shëndetësinë, pra buxhetin më të ulët për shëndetësinë, paketën më të ulët të ndihmës për njerëzit dhe paketën më të ulët anti-COVID në rajon dhe në Europë. Këto janë gjetjet e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Për fat të keq konfirmoj gjithçka kemi thënë prej fillimit. Ky kryeministër dhe kjo qeveri kanë nxituar këto 6 muaj të bëjnë propaganë, kanë nxituar të japi miliona euro taksa të Shqiptarëve për një grusht njerëzish por nuk kanë bërë asgjë që duhet të bënin për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të goditura nga pandemia, familjarëve dhe pacientëve të goditur në shëndetin e tyre nga pandemia familjarëve dhe biznesit dhe ekonomisë Shqiptare. Ky është konkluzioni. Me fjalë të tjera Shqipëria i ka pasur dhe i ka mundësitë për t’ju ardhur në ndihmë edhe atyre që janë goditur në shëndetin e tyre dhe ekonomisë e cila po përjeton një krizë të dyfishtë, krizën e para pandemisë, se të themi të vërtetën ekonomia ishte në krizë para pandemisë dhe tani thellimin e kësaj krize. Shikoni, Maqedonia paketën e 4-të ekonomike, Kosova po bën pikërisht atë që sugjeruam në Shtator, 300 Euro për 3 muaj për punonjësit të cilët nuk arrijnë të marrin dot rrogën sepse kompanitë nuk arrijnë dot ti paguajnë. Është fiks ajo që kemi propozuar ne me paketën e Shtatorit. Të gjithë po bëjnë sa munden për të ndihmuar familjet në nevojë, për të ndihmuar biznesin, për të ndihmuar ekonominë. I vetmi që nuk e ka vënë ujin në zjarr është Edi Rama. Këtë tregon FMN-ja, është një tjetër këmbanë alarmi dhe është një tjetër tregues i falimentimit të plotë politik dhe moral të kësaj qeverie dhe i nevojës së ngutshme për rotacion politik.

Opozita

Basha deklaroi se Opozita është e bashkuar dhe do të vijojë që të jetë e bashkuar me atë që duket një ortek i zemërimit qytetar për të sjellë me çdo kusht ndryshimin

Nisida Tufa: A do të kandidonit përsëri në të njëjtën zonë si në 2017-ën apo diku tjetër?

Lulzim Basha: Për këtë dhe për çdo çështje tjetër ku vendimmarrja e Partisë Demokratike, si gjithmonë do të jetë e hapur dhe transparente. Do të keni në momentin e duhur përgjigjen.

Nisida Tufa: A është vonë Partia Demokratike zoti Basha, pasi keni ..

Lulzim Basha: Është e para që ka nisur procesin. Është e para që ka bërë një proces me të vërtetë gjithëpërfshirës të evidentimit të kandidaturave dhe pa asnjë diskutim është e vetmja forcë politike, sigurisht në bashkëpunim edhe me aleatët tanë të opozitës që ka avancuar jo thjesht me hartimin e programit, por dhe me shpalljen e planit tonë për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza, për të sjellë ndryshimin që pret çdo shqiptar.

Nisida Tufa: Ka shumë diskutime dhe një pyetje që në fakt nuk po merr përgjigje nga opozita. Si do të shkojë opozita në zgjedhje. Përgjigja e deritanishme është do të maksimalizohen votat, do të merrni përgjigjen në kohën e duhur, kanë mbetur vetëm teknikalitetet, por në fakt si do të shkojë opozita në zgjedhje, me koalicione?

Lulzim Basha: Nuk Ka asnjë diskutim që opozita është e bashkuar dhe do të vijojë që të jetë e bashkuar me atë që duket një ortek i zemërimit qytetar për të sjellë me çdo kusht ndryshimin. Shqipëria nuk mund të vazhdojë më as 4 muaj me dështimet dhe me premtimet e pambajtura të Edi Ramës që janë shkaku i vërtetë i krizës ekonomike, i varfërisë dhe i papunësisë.
Nisida Tufa: Zoti Basha si po funksionon koalicioni në Lëvizjen Socialiste për Integrim? A po punoni për një program të përbashkët të qeverisjes? Padyshim që të dyja forcat politike dhe të gjithë aleatët tanë po punojnë prej kohësh siç ju thashë për ofertën tonë qeverisje,

Nisida Tufa: Po kur do ta publikoni?

Lulzim Basha: Pjesë të këtij programi ka kohë që Partia Demokratike I ka diskutuar me grupet e interesit, në veçanti aspektin ekonomik të programit, taksën e sheshtë, subvencionet për fermerët, planin tonë për arsimin. Në kushtet e pandemisë kemi shpalosur dhe disa aspekte të planit tonë për shëndetësinë dhe ky dialog, ky diskurs me qytetarët do të vazhdojë pa reshtur me qëllim kryesor ofrimin e një alternative të zbatueshme që do të jetë dhe baza e qeverisjes së nesërme. Një qeverisje për njerëzit dhe jo për veten që është dhe kontrasti me i madh, është ndryshimi themelor me qeverisjen aktuale e cila dhe në ditët e saj të fundit vazhdon t’i shërbejë vetes së saj me një kosto të madhe për jetën dhe shëndetin e njerëzve në kushtet e pandemisë dhe të krizës që ajo ka shkaktuar.

Nisida Tufa: insistoj t’ju pyes ne raport me Lëvizjen Socialiste për Integrim apo, a po punoni për një taktikë të përbashkët elektorale?

Lulzim Basha: Opozita është e bashkuar ne çdo aspekt, në aspektin e strategjisë, të programit, të taktikave.

Nisida Tufa: Po ku konsiston?

Lulzim Basha: Ju dëshironi që unë t’ju jap sot se ku është strategjia dhe taktika opozitare?

Nisida Tufa: Po pse jo, pse jo?

Lulzim Basha: Shiko, mund të them vetëm këtë. Ajo që na bashkon është objektivi dhe është një objektiv që shkon përtej sinoreve të partive opozitare. Është një objektiv që bashkon shumicën dërrmuese të shqiptarëve, nevoja për ndryshim. Largimi i një qeverisje të dështuar, largimi i një kryeministri që nuk mbajti asnjë premtim në këto 7 vite dhe dhënia e Shqipërisë dhe shqiptarëve e një shansi për ndryshim përmes një qeverie e cila në fokus ka njeriun, problemet, vuajtjet dhe zgjidhjet e probleme për të gjitha kategoritë e qytetarëve dhe jo një grusht interesash ku është reduktuar qeverisja aktuale, jo vetëm e këtyre muajve aktuale por edhe gjatë këtyre viteve, i ka shërbyer dhe i shërben vetëm një grushti njerëzish, ndërkohë që shumica dërrmuese e shqiptarëve, ndihen të përjashtuar, të diskriminuar, të dëmtuar dhe të dënuar nga masat e kësaj qeverie.

Gazetarja: Me një apo me dy lista në zgjedhje z. Basha?

Lulzim Basha: Të gjitha vendimet që do të merren do të jenë në funksion të këtij detyrimi madhor që kemi ndaj shqiptarëve për të bërë të mundur përkthimin e kësaj ndjesie popullore, e kësaj, e këtij nguti, këtij nxitimi i njerëzve për ndryshim në një ndryshim sa më të thellë dhe domethënës. Domethënës do të thotë jo thjesht rrotacion por një qeverisje që të garantuar me sytë, veshët, mendjen nga qytetarët, me plane të gatshme për tu zbatuar që ditën e parë, që ditën tonë të parë në qeverisje.

SHKARKO APP