Basha reagon për ndihmën e BE për Shqipërinë: Një mik i mirë në kohë të vështira

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ndihmën e ofruar nga Bashkimi Europian, nëpërmejt aktivizimit të mekanizmit të mbrojtjes civile, për situatën e zjarreve në vendin tonë.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Basha thekson se ky është një lajm i mirë përballë një momenti kritik.

Aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë dhe vendet e rajonit, është një lajm shumë i mirë në këtë moment kritik të përballjes me zjarret. Mirënjohje Bashkimit Europian për ndihmën, përherë një mik i mirë në kohë të vështira 🇦🇱🇪🇺”, shkruan Basha.

BE do t’i ofrojë Shqipërisë dy helikopterë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

SHKARKO APP