Basha reagon për vdekjen e romes: Të varrosim qeverinë, jo foshnjet

 

Kreu demokrat Lulzim Basha ka reaguar sot në lidhje me vdekjen e foshnjes rome në Shkozet. Përmes një deklarate për mediat, Basha shprehet se ‘mosreagimi është vetëkallzim i qeverisë kriminalisht të papërgjegjshme’.

Deklarata e plotë e Bashës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Melisa Mehmeti, nje foshnje 3 muajshe ka vdekur ne gjume prej te ftohtit sot ne mengjes ne Shkoze te Tiranes. Nuk ka fjale qe mund te ngushellojne dhimbjen qe shkakton ky lajm i kobshem. Ne harkun e pak diteve dy foshnje dhe nje grua vdiqen nga i ftohti. Asnje reagim, asnje ngushellim, asnje mase nga kokoshi i Surrelit e as nga kastraveci i Tiranes. Mosreagimi i tyre eshte vetekallezimi i kesaj qeverie kriminalisht te papergjegjshme. Eshte epitafi i Rilindjes se Hajduteve qe erdhi me premtime te medha por qe vetem vjedh, mashtron dhe neperkemb qytetaret e ketij vendi. Nuk duhet te hapet me asnje varr per foshnje qe vdesin se ftohti. Ka ardhur koha te varrosim kermen e hajduteve qe i thote vetes qeveri. Koha nuk pret.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?