Basha: Reforma në drejtësi do të përfundojë sipas standardeve perëndimore

Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh i bindur se ‘prej më shumë se një viti edhe para pandemisë edhe para tërmetit nevoja për ndryshim ka ardhur duke u rritur’.

Në studion e Real Story, Basha ka theksuar se një shumicë absolute njerëzish, janë të bindur se e vetmja mënyrë për të ecur përpara është për të larguar këtë qeveri dhe këtë kryeministër.

Lulzim Basha: Prej më shumë se një viti edhe para pandemisë edhe para tërmetit nevoja për ndryshim ka ardhur duke u rritur. Sot jemi para një orteku ndryshimi i cili do të marrë formë me votë masive popullore më 25 Prill. Kemi një shumicë absolute njerëzish të cilët janë të bindur se e vetmja mënyrë për të ecur përpara është për të larguar këtë qeveri dhe këtë kryeministër. Kemi një shumicë absolute njerëzish që thonë se në qoftë se këta vazhdojnë të qëndrojnë asgjë s’do të ndryshojë. Ka patur 8 vjet. Nuk bën dot gjë më. 8 vjet janë mëse mjaftueshëm për ta provuar një njeri. Ky i ka patur këto 8 vjet, i ka patur këto pushtete, i ka patur më shumë se çdokush tjetër që nga koha e Enver Hoxhës dhe nuk ka mbajtur premtimet, nuk ka arritur asgjë për ne. Kjo është ajo që thonë njerëzit. Ajo që kërkojnë është ndryshimi dhe tani nuk është thjesht siç ishte para disa muajsh në formë dëshpërimi që po s’ndryshoi do të ikim dhe ne gjë që provohet edhe nga shifra jashtëzakonisht të larta të emigracionit, tani dëshira për ndryshim është kthyer në shpresë. Prandaj them që  shumë prej tyre mendërisht, shpirtërisht ndryshimi ka ardhur dhe po presin t’i vëmë vulën me 25 prill. Janë të bindur.

Shqipëria kërkon ndryshim dhe pjesë e tij do të jetë reforma e institucioneve. Do të hartojmë bashkë me opozitën një kushtetutë me pushtete të ndara, fuqizim të opozitës si institucion për të shërbyer si mjet efektiv kontrolli ndaj qeverisë. Kryetari i opozitës nesër do të ketë akses në informacion siç e lejon Kushtetuta. Nuk do të ketë një gjithëprani të kryeministrit në sferën publike. Politika do të tërhiqet në sinoret e saj. Reforma në drejtësi do të përfundojë sipas standardeve perëndimore. Pas 25 prillit do të keni një kryeministër që nuk do të marrë në telefon gjyqtarë dhe prokurorë dhe do të qëndrojë brenda kufijve ligjorë. Në Bashkimin Europian nuk futesh dot me paga 200 euro.Vendimi për të kaluar vettingun për prokuroren e Tiranës, i kundërshtuar nga partnerët ndërkombëtarë. Zgjedhjet e 25 prillit nuk janë as për Bashën, as për Ramën. Më 25 prill, shqiptarët do të vendosin do t’ia hapin derën të keqes për herë të tretë apo do t’ia mbyllin derën?

SHKARKO APP