Basha: Reforma në drejtësi nuk kalon pa votat e PD-së
Lulzim Basha në një interviste në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit, Arjan Çani pohoi ndër të tjera se “ thuhet se reformën do ta bëjmë bashkarisht, nuk do të thotë se do të bëjmë koalicion. Rama na akuzon se jemi bërë avokatë të LSI-së. Por ne e ftojmë Ramën të vi në qëndrimet e Metës dhe LSI-së, për Reformën në Drejtësi”, deklaroi Basha. Sipas tij, kjo reformë nuk ka asnjë shans të kaloj në Parlament pa votat e PD-së, pasi PS dhe LSI, sipas tij, nuk kanë votat për të ndryshuar Kushtetutën. Kreu i PD-së shprehu rezerva dhe për arrestimin e ish- ministrit të kabinetit Berisha, Spiro Ksera, pasi, sipas tij, Ksera është arrestuar në kushtet e flagrancës, në kohë që nuk përbënte asnjë rrezik. Basha ka kritikuar edhe koncesionet e dhëna nga qeveria “Rama”. Sipas tij, koncesionet e dhëna nga PD-ja sillnin të ardhura në buxhet, ndërsa koncesionet e Ramës, nxjerrin para nga buxheti.
KOHA JONË SONDAZH

