Basha rendit një tjetër dështim të Ramës: DASH thotë se në Shqipëri është e vështirë të bësh biznes

Duke iu referuar raportit të DASH, ku vihej në dukje se në vendin tonë është e vështirë që të bësh biznes, vjen një reagim nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu demokrat e ka renditur këtë fakt si një nga dështimet e kryeministrit Edi Rama në këto 8 vite qeverisje.

51 ditë deri në 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite” shkruan Basha në Instagram, ndërsa shton pyetjen; A është e lehtë të bësh biznes në Shqipëri?!”. Ndërkohë që përgjigja e Bashës është; “Jo!”.

SHKARKO APP