Basha rikthen Dash Sulën në Peqin
Ish deputeti i PDsë, Dashnor Sula do të drejtojë zgjedhjet në degën e Peqinit pas vendimit të kryesisë së PDsë për ribërjen e zgjedhjeve pas humbjes së thellë në 2015.
Në një status të publikuar në faqen e tij në Facebook, Sula shkruan se demokratët në këtë zonë duhet të lënë pas të shkuarën për të rikthyer edhe njëherë fitoren e zgjedhjeve.
“Pas një pauze të gjatë prej ditës së sotme do të nisim një komunikim intensiv së bashku të cilin nuk do ta ndërpresim më. Ju njoftoj se me vendim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, unë jam emëruar kryetar i grupit të punës për zgjedhjet në degën e PDsë në Peqin. Për këtë arsye, çdo koment i juaji, çdo sugjerim i juaji, çdo mendim i juaji do të jetë shumë i vlefshëm për mua dhe ju premtoj se do ta marrë në konsideratë atë. Shpresoj shumë që bashkë me ndihmën tuaj ta kthejmë edhe njëherë Peqinin në bastion të Partisë Demokratike. Jam besimplotë se të gjithë bashkë mund të punojmë, të lëmë pas të shkuarën, dhe të rikthejmë Peqinin BLU”, shkruan Sula./Panorama
KOHA JONË SONDAZH

