Basha: Rriten rastet, bien testimet! Pani ynë antikrizë ndihmon çdo shqiptar. Koha nuk pret
Kreu i PD-së, Lulzim Basha thotë se në vend janë rritur rastet me Covid-19 dhe se testimet bien. Teksa ka postuar një artikull të ”Zërit të Amerikës”, Basha thekson se plani i opozitës ndihmon çdo shqiptar. ”Rriten infeksionet, bien testimet. Ndërkohë që njerëzit kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë, Rama vazhdon me vjedhje dhe gënjeshtra. Plani ynë antikrizë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi. Koha nuk pret”,-shkruan Basha në Twitter.
Rriten infeksionet, bien testimet. Ndërkohë që njerëzit kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë, Rama vazhdon me vjedhje dhe gënjeshtra. Plani ynë antikrizë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi. Koha nuk pret! https://t.co/fWgXl2ZyXW
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 12, 2020