Basha: Rritja e çmimit të energjisë, krim ndaj shqiptarëve

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar sot për vendimin e autoriteteve shtetërore për rritjen e çmimit. Në një postim në Facebook, Basha shprehet se rrija e çmimit është krim ndaj shqiptarëve.

Postimi i plotë i kreut të PD

“Rritja prej 25% e cmimit të energjisë për 75 % të shqiptareve është një krim.

Po goditen më të pamundurit, ata që nuk kanë asnjë mundësi ta përballojnë këtë rritje cmimi në kohe krize. I godet me këtë rritje cmimi pikërisht ai që ju premtoi para një viti uljen e cmimit të energjise, ai qe ka 6 muaj qe thote " cmimi nuk do te rritet, gënjen opozita".

Laku ju ka ardhur ne fyt shqiptareve. Rripi është shtrenguar aq shume sa po keputet. Rritja e cmimit të energjisë do ta thelloje krizën ekonomike, do ti zhysë edhe me thelle shqiptaret ne varfëri dhe papunësi.

I vetëdijshëm për mashtrimin e tij kriminal, sot qe dha mandatën e kobshme ja mbathi për Prishtinë, me stilin e tij hidh gurin e fshih dorën. Por përgjegjësisë para shqiptareve nuk do mund ti ikë dot, kudo ta mbajë vrapin…”.

 

SHKARKO APP