Basha: Rroshi i dënuar për drogë në Zvicër
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama për kandidimin e Elvis Rroshit për në krye të Bashkisë së Kavajës.
Duke folur nga selia blu për gazetarët, Basha tha se Rroshi ka edhe një dënim tjetër në Zvicër për trafik droge, gjë për të cilën Edi Rama kishte dijeni një vit më parë, por përsëri vendosi ta kandidonte.
Kreu i demokratëve theksoi se ligji i Dekriminalizimit funksionon dhe viktima e parë e këtij ligji është Ervis Rroshi. Sipas Bashës, të tjerë zyrtarë pritet që të zbulohen nga ligji i Dekriminalizimit.
“Sot Elvis Rroshi si subjket i deklaruar i këtij ligji ka marrë nga ligji atë që ligji i rezervon atij. Poshtëruesi i popullit shqiptar ka një emer, quhet Edi Rama. Sot përsëri i gënjeu. Elvis Rroshi ka një dënim në Zvicër për trafik droge.
Rama e ka ditur se Elvis Rroshi ka një dënim në Zvicër, i është kërkuar mos ta kandidonte dhe zgjodhi ta kandidonte. Ligji funnksionon, me shprehjen më të dashur të tij, s’ka parë asgjë akoma. Ligji do të vazhdojë të nxjerrë të tjerë”,- u shpreh Basha.
Elvis Rroshi deklaroi sot dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Kavajës, pasi mësoi papritur se ishte dënuar në Itali kur ishte 16 vjeç.
KOHA JONË SONDAZH

